Eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, duke iu referuar situatave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë në një deklaratë të tij, gjatë konferencës në Parlamentin Europian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor” tha se askush në Bashkimin Europian nuk e pëlqen bojkotin.
“Bojkoti i Parlamentit po kthehet në një lloj sporti në rajonin e Ballkanit, por vendi për debat politik është në Parlament”, tha eurodeputeti.
Kukan dënoi nacionalizmin në rritje në vendet e rajonit, që siç tha po përdorej nga politikanë të ndryshëm për të tërhequr votuesit e tyre.
“Hija e së kaluarës nuk është e dobishme dhe procesi i zgjerimit do të bëhet më i vështirë me kalimin e viteve”, vijoi më tej Kukan
Eurodeputeti Kukan është ndërmjetësues i BE-së në shumë prej krizave politike që po trazojnë rajonin, të tilla si ajo e Maqedonisë e Shqipërisë dhe fjalët e tij mund të konsiderohen sërish një mesazh ndaj kreut të PD-së, Basha që të heqë dorë nga bojkoti.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: