TIRANE- Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për EËB ka komentuar situatën politike në mbarë rajonin.

Sipas tij ka një trend shqetësues në rajon, ku në thelb të problemeve është funksionimi i rregullt të demokracisë. Kukan solli në vëmendje krizën politike që ka pushtuar Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Probleme me funksionimin e rregullt të demokracisë. Demokracia parlamentare, probleme në funksionim. Institucione të caktuara, probleme në funksionim. Demokracitë e dobëta sjellin institucione të dobëta. Po përballemi me kriza në Shqipëri e Maqedoni. Mali i Zi e Kosova luftojnë me bojkotin parlamentar. Situata jo e mirë duket si një prirje rajonale dhe kundër produktive për zhvillimin demokratik. Uroj të shohim një kthim të rëndësishëm nga ky trend”, theksoi Kukan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: