Zyrihu ka fituar kupën e Zvicrës pasditen e së dielës pasi mundi Luganon në finale me rezultatin 0-1. Në këtë sfidë luanin përballë njeri-tjetrit edhe dy futbollistët e Kombëtares Frederik Veseli me Luganon dhe Burim Kukeli me Zyrihun.

Pikërisht për këtë të fundit finalja nuk ka qenë ajo që pritej. Mesfushori Kukeli u dëmtua në minutën e 17′ të pjesës së parë. Një përplasje kokë më kokë me njërin nga shokët e tij të skuadrës e la atë të dëmtuar në fushë. Kukeli mori lëndime në kokë dhe trajneri u detyrua ta zëvendësonte.

FC Lugano 0-1 FC Zurich – Highlights – Swiss… by HereWeBet
Ende nuk dihet se sa serioz është dëmtimi i tij për grumbullimin për miqësoren e ardhshme në ndaj Ukrainës, në prag të finaleve të Europianit. Mesfushori do t’i bashkohej Kombëtares të hënën, bashkë me Veselin./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb