KUKES- Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasditen e sotme në pikën e kalimit kufitar Qafë-Prush, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi kosovar, Shukri Hoti, lindur dhe banues në Rugovë të Komunës Gjakovë, rezultonte i dënuar me 12 vite burg për “Vrasje” në Pragë /Republika e Çekisë.

“Nga verifikimet në sistemin e -ASF (Interpol) rezulton se ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga /Republika e Çekisë pasi: Gjykata e Pragës/Çeki me vendimin nr 43T12/1999 të datës 24.05.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes””, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas komunikimit me Prokurorinë e Kukësit, Policia Kufitare bëri ndalimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: