KUKËS- Azil drejt Gjermanisë, ky është togfjalëshi që po dëgjohet çdo ditë që prej tre muajsh nga banorët e Qarkut të Kukësit. Çdo ditë, të rinjtë dhe familjarë nisen me autobusë të kompanive të ndryshme udhëtimesh në Kosovë drejt shtetit Gjerman për të kërkuar azil. Papunësia në nivele të larta, varfëria e skajshme ka bërë që banorët të lënë qytetin e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë. Sipas të dhënave nga Posta Shqiptare ka një numër të lartë të kërkesave për azil 3 muajt e fundit nga banorët e qarkut të Kukësit. Vetëm gjatë javës që lamë pas janë shitur nga sportelet e Postës Shqiptare mbi 500 kuponë për pasaportat bimoetrike.

 

“ Kërkesa për pasaporta është në rritje. Në një javë janë shitur 510 kupona. Kërkesat janë kryesitsh nga familjarë dhe të rinj. Deri tani kemi 90 kërkesa për procedurë të përshpejtuar”-shprehet Hamedie Domi punonjëse e Postës Shqiptare, Kukës.

 

Vetë banorët e lidhin këtë lëvzije “eksod”drejt Gjermanisë vetëm me kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e një ndryshim të situatës për të ardhmen.

 

“Duam të ikim se s’kemi bukë për të ngrënë. Skemi rrugë tjetër vetëm të largohemi”-shprehen banorët.

Nga ana tjetër edhe ekspertët që e njohin mirë këtë situatë thonë se gjendja e rënduar ekonomike ka shtyrë banorët të kërkojnë azil ndonëse dhe pse atje e dinë që do jetëojnë në kampe.

 

Fenomeni i largimit ka prekur edhe studentët e filialit të UT në Kukës, ku vetëm gjatë 2 muajve janë larguar  rreth 40 studentë. Ndonëse levizjet  e të rinjve dhe familajrëve nga qarku i Kukësit vijojnë çdo ditë ende nuk ka asnjë reagim apo masë nga institucionet për të penguar fenomenin.

 

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: