Ka marrë fund aventurë e Tiranës në Kupën e Shqipërisë pasi bardheblutë janë mundur me rezultatin e përgjithshëm 2-1 nga skuadra e Kukësit.

Ekipi i drejtuar nga Ze Maria e kishte këtë kompeticion mënyrën e vetme për të arritur Kupat e Europës, por verilindorët falë fitores minimale 1-0 sot në “Zeqir Ymeri” siguruan një biletë për në gjysmëfinale duke eliminuar Tiranën.

Goli që vulosi takimin u shënua që në minutën e 4-t, me Gurin që realizoi me kokë pas një krosi të Bakajt.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur dy javë më parë në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-1.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb