TIRANË- Finalja e Kupës Laçi-Kukës, që përfundoi me fitoren 2 me 1 për laçianët nuk ka qënë shumë e kënaqshme për disa tifozë të kësaj skuadre, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, edhe pse kishin bileta.

10 minuta para se të fillonte ndeshja, një grup tifozësh të Laçit, rreth 30 veta, kryesisht të rinj janë ndaluar në portën D3 me pretekstin se stadiumi ishte plot, edhe pse ata mbanin bileta në duar.

Në këtë video të siguruar nga BalkanWeb tifozët që presin pas dere hasin në kundërshtimin e forcave të policisë. Efektivët përveçëse nuk japin arsye bindëse pse nuk i lejojnë tifozët në stadium, i shtyjnë me forcë madje përdorin edhe fjalor ofendues.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb