Partizani-Kukësi është një ndeshje që vlen titullin kampion dhe këtë gjë e tregon vlera që kanë dy ekipet në faqen e specializuar që merret me vlerat e kartonëve të futbollit: Transfermakt. Sipas saj, Partizani vlen 6.8 milionë euro dhe renditet i dyti nga skuadrat më të shtrenjta në kampionatin shqiptar. Vendin e parë e mban Skënderbeu. Ndërkohë, Kukësi vlen afro 4 milionë euro.

“Transfermakt” bën llogaritjet në fund të çdo sezoni dhe atëherë ndryshon vlerat e lojtarëve në bazë të ecurisë që kanë pasur, prandaj renditja aktuale nuk përkon me rritjen që mund të kenë pësuar lojtarë si Ekuban te Partizani, apo të tjerë te Kukësi.

Kukësi
Kartonin më të shtrenjtë në radhët e skuadrës verilindore e ka sulmuesi Izair Emini. Ai kushton 325 mijë euro, ndërsa pas tij vjen mesfushori brazilian Zhan Karioka me 300 mijë euro. Me të njëjtën vlerë është edhe Edon Hasani, ndërsa pesëshja mbyllet me Albi Allën dhe Besar Musollin.
kukesi-vlera
Partizani
Të kuqtë kanë bërë një merkato shumë të mirë dhe afruan futbollistë të njohur si Sukaj, Cetkoviç apo Bonifejs. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm vlerën që ka në tërësi organika e drejtuar nga Starova. Lojtari më i shtrenjtë në kampin e kuq është Alban Hoxha. Në fakt, ai është më i shtrenjti nga të gjithë në këtë duel. Kartoni i tij vlerësohet 575 mijë euro, ndërsa i dyti në renditje është Torasa me 550 mijë euro. Të tjerët që plotësojnë pesëshen janë Fejzullahi, Sukaj dhe Mazrekaj./Panoramasport.
partizani-vlera
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb