Ndërhyrja e policisë ndaj tifozëve të Partizanit ka shkaktuar më shumë probleme sesa gurët dhe sendet e forta që kanë vërshuar nga shtëpitë përreth stadiumit “Zeqir Ymeri”.

Sipas informacioneve të siguruara nga “panorama Sport”, në spitalin e qytetit të Kukësit janë dërguar me urgjencë tre tifozë. Dy kishin të çara nga gurët, ndërsa i treti, ai që është edhe në gjendje më të rëndë, ka pësuar kolaps pas ndërhyrjes së policisë e cila ka përdorur edhe spraj.

56-vjeçari Ylli Hidrizi është aktualisht në urgjencë, ndërsa ka pasur nevojë edhe për vendosjen e maskës së oksigjenit, pasi nuk reagonte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb