MAQEDONI- Profesori dhe ish- ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka thotë se ajo që ndodhi në Kumanovë ishte skenar i shërbimeve sekrete që synonin destabilizimin e Maqedonisë.

Në emisionin Argument Plus në RTV21, Reka tha se përfshirja e disa shtetasve të Kosovës nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Reka theksoi se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të japin përgjegjësi se pse ende nuk kanë arritur të zyrtarizojnë gjuhën shqipe.

Ndërsa për ata që mendojnë në shpërbërjen e shtetit të Maqedonisë, profesor Reka thotë se fillimisht duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të mendojnë se si mund të lejojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vihet në diskutim një vend ku ato kanë investuar aq shumë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: