Manchester City arriti këtë sezon të dominonte bindshëm në “Premier League” duke vendosur edhe rekorde si 100 pikë të grumbulluara apo 32 fitore në 38 ndeshje.

Meritë të padiskutuar për këtë ka Pep Guardiola, trajneri spanjoll që kudo ku ka shkuar ka implementuar mënyrën e tij të lojës që e ka nxjerrë fitues. Në një intervistë të fundit Pep ka folur për rivalët e tij në kampionat.

Kur pyetet për skuadrën e preferuar ai përgjigjet: “Që në fillim më shijonte të luaja me Tottenham. Më pëlqen mënyra e tyre e lojës. Liverpool është ekip madhështor. Kundër Jugen Kloop kam vuajtur në Gjermani. Në tranzicionin pozitiv të lojës është shumë i shpejtë.”

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Mynchen nuk ndalet këtu. Ai komplimentin Chelsea-n, Antonio Conte dhe Jose Mourinho-n.

“Sezonin e fundit Chelsea ishte i jashtëzakonshëm. Mësuam të luajmë me 5 lojtarë në mbrojtje, lëvizjet. Mendoj që shumë ekipe kopjojnë modelin Antonio Conte.

Sigurisht Jose Mourinho është gjithmonë një konkurrent i madh. Skuadra e tij, më pëlqen si i bindet. Admiroj cilësitë dhe kualitetin e madh që ata kanë.”

(e.k/BalkanWeb)