SELANIK- Rreth 30 mijë persona janë mbledhur në Selanik ditën e sotme për të protestuar kundër marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. 400 autobusë kanë transportuar protestuesit që janë mbledhur nga i gjithë vendi për të kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni.

Kundër protestës shprehet edhe kryetari i partisë centriste “Potami”, Stavros Theodorakis, i cili me një deklaratë të gjatë në “Facebook”, shton se nuk dëshiron eliminimin e vendit fqinj për të ndaluar shtrirjen e harkut turk në Ballkan dhe Shqipërinë e Madhe.

Ndërkohë janë shënuar edhe incidente të vogla në zonën “Kalamaria”, ku u qëllua me gurrë një autobus protestuesish që vinte nga Athina. Kundërshtimi i Greqisë që të përdoret emri Maqedoni për vendin fqinj ka bërë që Shkupi të mos anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb