Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kundërshtari suedez i theu hundën, kushti për Bonucci-n që të luajë ndeshjen e kthimit

bonucci

Një përplasje që në minutën e parë në ndeshjen kundër Suedisë për “play-off-in” e Botërorit i ka kushtuar shumë Leonardo Bonucci-t. Mbrojtësi italian nga ky episod me futbollistin Ola Toivonen rezultoi se kishte thyer hundën.

Sulmuesi suedez nuk u ndëshkua për bërrylin që ia dha mbrojtësit të Milanit, i cili ka luajtur deri në përfundim të ndeshjes me hundë të thyer. Sot nga vizita që ka kryer 30-vjeçari është konfirmuar se ai e ka thyer hundën por më shumë gjasë do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Suedisë, por duke vënë maskë mbrojtëse, sipas Sky Sport Italia.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.