NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr kos
3 kunguj të njomë
1 ½ lgj miell
2 lgj vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 lgj uthull
Kripë, piper i zi, koper
Vaj për skuqje
Përgatitja
Lajmë dhe pastrojmë lehtë kungujt me lëkurë duke i gërryer me një thikë, i presim në feta rrumbullake dhe i rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Ngrohim vajin e ullirit në një tigan, kalojmë fetat e kungullit në miell, i shkundim duke i lenë pak të pudrosura dhe i skuqim sa të marrin një ngjyrë të artë. I largojmë dhe i vendosim në një pjatë.

Në një tas përziejmë vajin me uthullën dhe hudhrën e shtypur dhe e shtojmë në tasin me kos. Shtojmë në fund kungujt e skuqur dhe e shërbejmë taratorin pudrosur me pak koper.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: