Mesjava në Shqipëri pret ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës, me shumë sfida që janë të vendosura që nga duelet e para mes skuadrave. Ndaj për këtë arsye, klubet kanë rëndë dakord mes tyre dhe duele të shumta do të përfundojnë në komplekset stërvitore të klubeve, sidomos në kryeqytet apo në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Në këtë të fundit, të mërkurën do të luhen njëra pas tjetrës dy ndeshje, ndërsa edhe Kukësi që duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë ka preferuar që të mos e tentojë atë para tifozerisë së vet, por ta synojë kualifikimin në kompleksin ku stërvitet në Pezë.
Ndeshjet e kthimit

GRUPI A
Të mërkurën
Kukësi-Egnatia (0-1) 14:00 (në Pezë)
Teuta-Tërbuni (0-1) 15:30
Vllaznia-Kastrioti (0-0) (“Reshit Rusi”)
Tirana-Besa 15:30 (2-1) (“Skënder Halili”)
Besëlidhja-Shënkolli (2-0) 15:30
Erzeni-Burreli (1-2) 15:30
Të enjten
Kamza-Iliria (2-0) 13:00 (Kompleksi i Kamzës)

GRUPI B
Të mërkurën
Partizani-Naftëtari (6-2) 13:00 (Kompleksi i Kamzës)
Luftëtari-Elbasani (3-0) 15:30

Laçi-Sopoti (12-0) 15:30 (Kompleksi i Kamzës)
Flamurtari-Dinamo (2-0) 15:30
Korabi-Turbina (2-3) 15:30
Lushnja-Apolonia (1-1) 15:30
Bylisi-Tomori (3-0) 15:30
Pogradeci-Shkumbini (2-0) 15:30/p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb