Kukësi nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Erzenit në Kupën e Shqipërisë duke e mundur me rezultatin e përgjithshëm 9-2. Skuadra kampione e vendit në fuqi pati triumfuar në përballjen e parë në transfertë më shifrat 1-4, ndërsa sot i është imponuar kundërshtarëve duke i mposhtur 5-1.

Kalimin në turin pasardhës nuk e ka diskutuar as Skënderbeu. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka mposhtur në Korçë në përballjen e dytë Beslidhjen me rezultatin 3-1. Skënderbeu e kishte hedhur hapin e kualifikimit që në Lezhë, në sfidën e parë, pasi triumfoi minimalisht 0-1. Të dy takimet mes këtyre dy skuadrave mbyllen me shifrat e përgjithshme 4-1.

Teuta gjithashtu ka siguruar kualifikimin në “Niko Dovana” duke triumfuar thellë 4-0 kundër Kamzës. Takimi i parë ishte mbyllur me shifrat 1-1 duke lënë hapur gjithçka për sfidën e sotme, por durrsakët u treguan më të zotët duke vrarë shpejt shpresat e miqve. Në minutën e 30-t shënuan golin e parë me Hilën që ekzekutoi saktë një 11-metërsh, por pas këtij episodi erdhi një tjetër me gjyqtarin që ndëshkoi me të kuqe Kamzën. Golat e tjerë për “djemtë e detit” u realizuan nga Beqaj, Osemene dhe sërish Hila.

Rezultatet e ndeshjeve të para

Kukësi 5-1 Erzeni
(Koldashi 12′, 25′, Ethemi 38′, Aliev 55′, Shtubina 62’/ Troplini 67′)

Skënderbeu 3-1 Besëlidhja
(Kelmendi 3′, 82, Demte 74’/ Kamara 27′)

Teuta 4-0 Kamza
( Hila 33′, 70′, Beqaj 82′, Osemene 85′)

Rezultatet e ndeshjev të sotme

Erzeni – Kukësi 1-4
Goxhaj 86′ / Guri 8′, 14′, Koldashi 51′, Peposhi 88′

Kamza – Teuta 1-1
Rezi 1′ / Latif 30′

Besëlidhja – Skënderbeu 0-1
Kelmendi 25′

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: