Në sfidat e para të turit të parë në Grupin B të Kupës së Shqipërisë skuadrat pretendente kanë surprizuar jo pak me rezultatet e arritura. Ndër ta edhe Kampionët e Kukësit të cilët janë mundur në Rrogozhinë me rezultatin 1-0 nga skuadra e Egnatias.

Skuadra e trajnerit Mlladen Milinkoviç kishte udhëtuar me zgjedhje të dyta për këtë sfidë që duke i shtuar edhe kartonin e kuq në minutat e para të futbollistit Memini e bënë të pashmangshme humbjen. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Bakiasi.

Një rezultat që komplikon situatën e Kukësit që për ndeshjen e kthimit do të jetë e detyruar të përmbysë shifrat në rast se dëshiron të kalojë raundin.

Një tjetër skuadër e Superiores që ka provuar humbjen sot ishte edhe Teuta, e cila kishte lënë pushim disa prej titullarëve më transfertën në Pukë ndaj Tërbunit vendas. Goli i Stivi Shabës në pjesën e dytë i dha suksesin pukjanëve, ndërsa detyron Maganin të luajë me forca të plota në takimin e kthimit pas dy javësh.

Ndeshjet

Egnatia–Kukësi 1-0

14′ Bakiasi

Tërbuni–Teuta 1-0

34′ Shaba

Kastrioti–Vllaznia 0-0

Besa–Tirana 1-2

29′ Perja / 31′ (p), 68′ Karabeci



Iliria–Kamza 0-2

25′ Raçiç, 57′ Plaku

Shënkolli–Besëlidhja 0-2

56′ Dyca

Burreli–Erzeni 2-1

49′ Kaloshi, 77′ Farruku / 75′ Vathi

E luajtur

Mamurrasi-Skënderbeu 0-8

17′ Kelmendi, 37′, 53′ (11-m) Muzaka 63′ Shkodra, 77′ Nespor, 79′ Demte, 80′, 86′ Soue

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb