Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit të Grupit B të Kupës së Shqipërisë për turin e parë ku ashtu siç pritej nuk ka patur surpriza. Skuadrat që fituan takimet e para të cilat ishin edhe favorite përsëritën veten edhe në ndeshjet e dyta.

Ajo që bien në sy është se Partizani ka fituar sërish me goleadë kundër Naftëtarit, ndërsa edhe Flamurtari ka marrë një fitore të thellë kundër Dinamos por jo me të njëjtat shifra.

Partizani që në kampionat po çedon shumë, pas rezultatit 2-6 në ndeshjen e parë, në të dytën ka fituar 7-0. Jurgën Bardhi realizoi dy herë, ndërsa Xhixhiua, Basrak, Herrera, Adorjan dhe Shahinas shënuan emrin me nga një gol në listën e golashënuesve.

Flamurtari ka eliminuar Dinamon pa shumë mundime duke fituar 4-1 në ndeshjen e kthimit. Vlonjatët në këtë sfidë nuk e vonuan presionin e rezultatit pasi në takimin e parë në kryeqytet triumfuan 0-2 duke hedhur një hap tejet të sigurtë.

Në Grpin B një takim mbetet ende i pazgjidhur pasi Lushnja dhe Fieri i janë drejtuar shtesës pas dy rezultateve 1-1 në fushat respektive.


KUPA E SHQIPËRISË – GRUPI B

Lushnja-Apolonia 1-1 (1-1) (3-1 pas ekzektutimit të penalltive)

Bufasi 27′ / Krasniqi 57′

Ekzekutimi i penalltive

Gjuan Gava (Lushnja) pret portieri Çako

Gjuan Krasniqi (Apolonia) pret portieri Bejte

Gjuan Magani (Lushnja) pret portieri Çako

Gjuan Troka (Apolona) jashtë kuadratit

Gjuan Alushi (Lushnja) shënon

Gjuan Borshka (Apolonia) pret Bejte

Gjuan Pepa (Lushnja) shënon

Gjuan Çako (Apolonia) shënon

Gjuan Meto (Lushnja) shënon

Partizani-Naftëtari 7-0 (6-2)
Xhixhiua 5’, Bardhi 45′, 89′, Basrak 50′, Herrera 66′, Adorjan 74′ , Shahinas 79′

Flamurtari-Dinamo 4-1 (2-0)
Deliaj 13′, Zhufo 23′ (p), Toungara 46′ (p) Hyseni 61′ / Hasa 21′

Luftëtari-Elbasani 3-0 (3-0)

Nunjez 20′ (11-m), Fakundo 33′, Zijai 77′

Pogradeci-Shkumbini 1-1 (2-0)

Dragoi 90′ / Nexha 28′

Korabi-Turbina 1-1 (2-3)
Murrja 21′ / Roshi 76′

Bylisi-Tomori 1-2 (3-0)

Buzi 35′ / Onuh 52′, Hyseni 75′

Laçi-Sopoti (12-0)

Ndeshja nuk ka filluar, Sopoti nuk është paraqitur.

*** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb