Kukësi është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pasi nuk ka arritur të përbysë humbjen e psëuar nga Tirana në kryeqytet javën e kaluar. Verilindorët u mundën me rezultatin 2-1 nga bardheblutë në “Selman Stërmasi”, ndërsa sot, takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Një takim që nisi me paragjykime pasi mes këtyre klubeve është aluduar për aleancë. Sfida e fundit në kampionat që u luajt ditën e shtunë, përfundoi në favor të kuksianëve. Sipas zërave që qarkullojnë, Tirana i “hapi” rrugë në ndeshjen e Superligës Kukësit, ndërsa kjo e fundit, si kompensim, bëri të njëjtën gjë në Kupë.

Tirana tashmë pas eleminimit të Kukësit shkon në raundin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

(e.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb