Edhe pse në kohën më të keqe të historisë, pas rënies nga kategoria për herë të parë në histori, Tirana ka mundur të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Bardhë e blutë arritën të shënonin 2 gola në kohën shtesë, pas përfundimit të kohës së rregullt në 90 minuta, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-3. Ishte Moise që e kaloi Tiranën në fillim në avantazh në minutën 103, ndërsa nga pika e penallitsë 9 minuta më vonë vulosi gjithçka Daja.

Me këtë fitore, Tirana bëhet ekipi i parë që ka në vitrinë 16 Kupa të Shqipërisë, duke lënë mbrapa Partizanin me 15. Edhe pse e rënë nga kategoria, Tirana do të mund të marrë pjesë në fazën para-eliminatore në Europa League

Takimi në 90 minuta

Takimi nisi vrullshëm për të dy ekipet, por Tirana u tregua më e saktë duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 20-të falë sulmuesit me ngjyrë Iefani Edeh. Ky i fundit zgjedh të festojë me tifozët e zjarrtë të cilët pas shumë kohësh kthehen në stadium, por ndeshet me refuzimin e tyre.

Pa kaluar dy minuta nga shënimi i golit, “Tirona Fantaics” vendosin të largohen nga “Elbasan Arena” në shenjë proteste ndaj presidentit Refik Halili. Më pas vjen një ndërprerje e takimit për shkak të tymuesve që hodhën gjatë largimit.
tirana9-665x387
Rinis ndeshja me Tiranën që mbyll pjesën e parë me avantazh të një goli. Bardheblutë duken pranë trofeut deri 5-së minuta para përfundimit kur Radas baraspeshon edhe një herë gjithçka. Loja e rregullt nuk mjafton dhe ekipet i drejtohen kohës shtesë.

Skënderbeu-Tirana 19:00

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Nimaga, Muzaka, Xhejms, Latifi, Gavazaj, Plaku.

Trajner: Ilir Daja

Tirana: I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Akua, Karabeci, Kërcciku, G. Lika, Merveil, Ede.

Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar:
Kridens Meta

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb