Edhe pse për ta nuk ka patur ndeshje në kampionatet respektive, dy nga sulmuesit e kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku, i kanë “përshëndetur” rrjetat në ditën e sotme në miqësoret që ekipet e tyre kanë zhvilluar.

Në fitoren që Lugano arriti të mposhtë 4-2 Uilin, Sadiku ka shënuar në minutën e 20-të.

Ndërkohë, edhe Llullaku ka gjetur golin e parë për Astanën në miqësoren e fituar 2-0 ndaj letonezëve të Skonto Rigës. 28-vjeçari u fut në lojë nga stoli në përballjen që u luajt në Dubai, ku ekipi nga Kazakistani po kryen përgatitjet e dimrit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb