TIRANE – Më në fund Xhensila dhe Besi pranojnë se do të bëhen prindër. Muajt e fundit në mediat rozë kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me shtatzëninë e këngëtares, por asgë nuk ishte konfirmuar nga çifti. Barku i këngëtares diku dukej më pak, diku dukej më shumë, por dukej aq sa nuk mund të fshihej.

Dalëngadalë kishte filluar të rritej dhe, tashmë edhe ata të dy e kuptuan: gjërat më të bukura në jetë nuk mund ta mbahen gjatë të fshehta, duhen ndarë me të gjithë.

Ditën e sotme Xhensila ka postuar një foto së bashku me Besin, duke prekur të dy barkun e rrumbullakosur të këngëtares. “Kur dy bëhen tre”- shkuan Xhensila në Instagram.

When two, become three. @bes_kallaku ?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb