Në atmosferën e festës së Kurban Bajramit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një kartolinë ‘të moçme’ siç thotë ai kur një besimtar mysliman i uronte festën një të krishteri.

“Kur një bashkëbesimtar i uron një tjetri festën e përbashkët, është kudo diçka krejt normale; kur një besimtar mysliman i uron mikut të krishterë “Shëndet” e gëzuar Bajramin, kjo është një mrekulli thjesht shqiptare…(Në këtë kartolinë të moçme Elezi uron mikun e tij Mihallaq)”, shkruan Rama.

Rama fb, 12 shtator

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: