Real Madrid-Fabio Capello është një dashuri që nuk mund të shuhet, me italianin që në drejtimin e madrilënëve solli në shtëpi fitore të rëndësishme. Së fundmi 70 vjeçari në një intervistë për kanlin televiziv, “Fox Sports”, është kthyer të flasë për momentet magjike të kaluara me mbretërorët ku nuk harron të tregojë emocionet e titullit të fituar në La Liga me dridhjet e 17 qershorit 2007, me ekipin e emërtuar si “Galaktikët”.

Në “Santiago Bernabeu” los blancos pritnin Mallorca, ndërsa Barcellona në kuotën e 73, po aq sa ekip merengues, ishte e angazhuar në transfertë ndaj Gimnastic. “Ka momente në të cilat edhe kampionët e mëdhenj kanë frikë. Atë ditë hymë në fushë me këmbët që dridheshin”, tregon Capello.

Në fakt, ndërkohë që ekipi blaugrana fitonin thellë në Tarragona me rezultatin final të mbyllur në shifrat 5-1, Real ishte në disavantazh. Por, në pjesën e dytë erdhi reagimi falë dygolëshit të Reyes dhe golit të Diarra. Për “Los blancos” ishte titulli i 30-të kombëtar, ai që iu rrëmbye Barcelonës në ndeshje të fundit, ndonëse i mbyllur me pikë të barabarta, në kuotën e 76 pikëve, por me “Galaktikët” që triumfuan falë fitores në ndeshjen direkte.

Madrid, SPAIN: Real Madrid's Italian coach Fabio Capello is thrown in the air after Real won the Spanish league title by beating Mallorca in the final Spanish league football match of the season, 17 June 2007 at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid. Real won 3-1 to win their 30th league title. AFP PHOTO/BRU GARCIA (Photo credit should read BRU GARCIA/AFP/Getty Images)
Madrid, SPAIN: Real Madrid’s Italian coach Fabio Capello is thrown in the air after Real won the Spanish league title by beating Mallorca in the final Spanish league football match of the season, 17 June 2007 at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid. Real won 3-1 to win their 30th league title. AFP PHOTO/BRU GARCIA (Photo credit should read BRU GARCIA/AFP/Getty Images)

Capello-Real Madrid është një marrëdhënie speciale që nuk u ndërpre as atëherë kur italiani u largua nga pankina. “Nëse për tre vite rradhazi Real Madrid nuk fiton, atëherë të më kontaktojnë dhe të më kërkojnë. Tashmë jam i plakur dhe fitojnë gjithmonë, ndaj është disi e vështirë që të më kërkojnë”, vijon tregimin e tij Capello.

Ndërkohë, trajneri italian tregon se mes kampionëve të shumtë që ka stërvitur, ishte njëri që fillimisht nuk e kishte bindur, Ruud Van Nistelrooy: “Nuk më entuziazmonte kur luante te Manchester United, por më entuziazmoi kur luajti për Real Madrid”.
nel-gruppo-si-vedono-cristiano-ronaldo-marcelo-gago-higuain-e-guti-maxw-654
“Në verën e vitit 2007 blemë tre futbollistë të rinj: Higuain, Gago e Marcelo. Në nëntor diskutuam disi me presidentin sepse unë nuk i aktivizoja. I shpjegova se e bëja për shkak se nuk doja që të digjeshin, pasi ishin të rinj. Historia më dha të drejtë”, tregon Capello për një tjetër episode, ndërkohë që nuk harron edhe një anekdotë me mesfushorin Diarra: “Kishte gjithmonë nevojë për tapetin e për tu falur. Një ditë në Valencia, autobusi ndaloi larg dhe ai tha: ‘Nëse nuk falem, atëherë nuk luaj’ kështu që morëm masat që tapeti t’i sillej”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb