Kaka u pa i përlotur mbrëmë në ndeshjen e fundit të luajtur me Orlando City-n pasi braziliani vendosi ta mbyllë këtu aventurën e tij në SHBA. Fituesi i fundit i “Topit të Artë” para se Ronaldo dhe Messi të privatizonin këtë çmim po mendon edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli, por para se ai të ndërmarë ose jo këtë vendim që mund të hidhërojë miliona tifozë, po risjellim një video të jashtëzakonshme të 35-vjeçarit.

Në vitin 2006 në “Emirates Stadium” u luajt një miqësore ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës ku në lojë ishin Kaka dhe Lionel Messi. Në atë kohë vetëm 24-vjeç, ish-futbollisti i Milan dhe Real Madrid bën një sprint spektakolar ku ndiqet këmba këmbës nga ylli i Barcelonës, Messi, i cili në fund i sfilitur lejon brazilianin të ‘fluturojë’ dhe të kalojë këdo që del përpara, duke shënuar golin që i dërgoi shifrat në 3-0.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: