Filip Lahm në fund të sezonit “var këpucët në gozhdë” pas 16 vitesh si profesionist me klubin e Bayern Mynchen dhe në karrierën e tij të mbushur me trofe, sigurisht që nuk kanë munguar as paratë “me thasë” që me të drejtë i ka fituar.

Në kontratën e fundit të nëshkruar me bavarezët, Lahm përfiton 10 mln euro në sezon. Një shifër e lartë që shumë futbollistë të tjerë në rolin e tij nuk mund as të imagjinojnë. Por për ish-kapitenin e panzerave ndoshta është e merituar pasi nuk tradhëtoi asnjëherë klubin që i dha gjithçka, Bayerni-n.

Portali sportiv “Goal.com” i referuar revistës “Forbes” që zbulon herë pas herë pasuritë e e lojtarëve më të paguar në botë si Ronaldo, Mesi apo edhe sportistëve të tjerë nga NBA, golfi apo tenisi, në listën me 50 futbollistët më të pasur ka renditur edhe Philip Lahm.

Por, sa është pasuria e kapitenit të Bajernit?

Pasuria e mbrojtësit 31-vjeçar vlerësohet 60 milionë euro. Te Bajerni, ai paguhet 10 milionë euro neto në vit. Veç pagës së tij llogariten edhe pagesat nga kontratat me firma të ndryshme. Ai ka themeluar edhe fondacionin “Filip Lahm”, për të cilën investon çdo vit afro 150 mijë euro.
Lahm
Pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka siguruar në dy banka private në Mynih. Ai investon së tepërmi në pasuri të patundshme. Ai zotëron një vilë luksoze në Mynih, si dhe në Tegernze, ku metri katror shkon deri në 11 mijë euro. Lahm zotëron një makinë Audi A6, e cila kushton 52.860 euro. Teksa nuk pranoi postin e drejtorit sportiv.

Lahm pritet të nisë karrierën në fushën e biznesit. Karriera e Lahmit në futboll mori hov në moshën 12-vjeçare, kur nga ekipi i fëmijëve FT Gern, ai u bë pjesë e moshave të Bajernit. Pas dy viteve në Ligën rajonale, Lahm u huazua te Shtutgarti për dy vite. Nga viti 2005 nisi suksesshëm karriera e tij në Mynih, duke u bërë pjesë e boshtit kryesor të Bajernit. Ai është stërvitur nga trajnerë me emër si: Magat, Hicfeld, Klinsman, Van Gal, Hajnkes, Guardiola, Ançeloti, si dhe Joakim Lëv në kombëtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb