Levi’s dhe Google dy kolosët amerikanë kanë krijuar një xhaketë e cila do ju mundësojë të përdorni telefonin përmes mëngës. Deri tani kjo iu është dukur e pamundur, por këta dy kolosë e kanë bërë realitet. Nëpërmjet kësaj xhakete mund të bësh disa veprime nëpërmjet lëvizjes së mëngëve. Ajo, ju ndihmon të zgjidhni muzikën që do të doni të dëgjoni në kufjet tuaja, të shihni hartat në Google, t’u përgjigjeni telefonatave dhe të sinkronizoni axhendën. E gjitha kjo shpikje po arrihet nga një grup i specializuar i Google, e cila ka arritur të krijoi fibra të qepura direkt në materialin e xhaketës.
Ky prodhim është prezantuar në skenën e festivalit SXSW të Austin. Xhaketa inteligjente është e ndjeshme ndaj lëvizjeve. Në pulsin e mëngës së majtë është vendosur një “tru” teknologjik përmes një sensori “touch” që regjistron lëvizjen e dorës sonë të djathtë dhe i transmeton nëpërmjet Bluetooth në telefon.

https://www.youtube.com/watch?v=yJ-lcdMfziw

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: