TIRANE- Reshjet e dendura të shiut, përveç përmbytjeve në toka bujqësore dhe banesa, nuk kanë kursyer as rrugët. Një rast i tillë është dhe fshati Shëngjergji i Tiranës, rruga e të cilit është shembur pothuajse plotësisht.

Një banor i kësaj zone ka dërguar në “BalkanWeb” foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se asfalti i rrugës është shembur, ndërsa rrezikohet që ky aks të bëhet i pakalueshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: