Gurët e veshkave dhe të tëmthit janë depozita të forta, të cilat formohen në veshka dhe në fshikëzën e tëmthit, respektivisht. Këto gjendje janë të zakonta dhe deri diku të dhimbshme për ata që i përjetojnë. Risku te gratë për të zhvilluar gurë në tëmth është 50%, kurse te meshkujt 30%, ndërsa për të zhvilluar gurë në veshka është 1 me 10 për burrat dhe 1 me 35 për gratë.

Receta e mëposhtme do t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga këto probleme. Ka shije të freskët dhe aftësinë për të zbutur e shpërbërë rërën dhe gurët e lokalizuar në veshka dhe fshikëzën e tëmthit. Është treguar e dobishme edhe në trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore gjithashtu.

PËRBËRËSIT:

-250 gramë limonë (së bashku me lëkurën)
-250 gramë mjaltë organik
-250 gramë rrënjë majdanozi (e grirë)
-250 gramë vaj ulliri
-250 gramë sheqer kafe

UDHËZIME
Lani mirë limonët, pritini në copa dhe frulojini në blender. Më pas, qëroni lëkurën e rrënjëve të majdanozit dhe shtojini edhe ato në blender. Shtoni më pas përbërësit e tjerë te përzierja. Frulojini mirë për të përftuar një përbërje homogjene.

SI TA KONSUMONI
Konsumoni një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh dhe një tjetër në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat. Mund të merrni edhe dy doza, duke u siguruar që është gjithmonë e freskët. Gjatë këtij trajtimi këshillohet të pini shumë ujë dhe lëngje të tjera.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb