Hibridi i parë njeri-dele është krijuar nga shkencëtarët duke i hapur rrugë zhvillimit të organeve tek kafshët dhe transplantimi i tyre tek njerëzit.

Universiteti Stanford, në Kaliforni,  kështu mund të gjejë një kurë të re për diabetin e tipit 1, duke zhvilluar një pankreas të shëndetshëm që rregullon sheqerin në gjak, shkruan Telegraph.co.uk

asf

Edhe më parë janë krijuar hibride njeri-derr, por nuk janë përdorur për ndonjë rast të veçantë tek njeriu.

Skuadra e Universitetit Stanford, e ka transplantuar me sukses pankreasin tek minjtë, dhe ky mendohet të jetë i pari deri tani që ka krijuar një model njeri-dele për përdorim.

Doktor Hiro Nakuachi, gjatë një konference të organizuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës tha se: “Kemi gjeneruar aktualisht një pankreas të miut tek brejtësit dhe më pas e kemi transplantuar tek një mi diabetik, ku ka shfaqur rezultate shumë pozitive”.

Ky zbulim i ri mund të ndihmojë gjithashtu në transplantin e organeve tek njerëzit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb