Në një intervistë gjatë javës ish-futbollisti i Barcelonës i cili tashmë luan për Al-Sadd, Xavi Hernandes, ka folur për mënyrën e lojës së Casemiro-s, mesfushorit brazilian që luan për Realin.

“Ndahet Madridi, sulmojnë shtatë lojtarë dhe Casemiro qëndron i vetëm mbrapa për të mbuluar qendrën,”- u shpreh Xavi për “El Pais”.

“Sergio Roberto nuk mund ta bëjë këtë, por pavarësisht kësaj ai është më i mirë. Casemiro ka karekteristika të tjera, është më mbrojtës, bën më shumë ndërhyrje, mbulon më shumë zonë të fushës, por nuk dominon hapësirat. Do përmirësohej vetëm po të ishte 13-vjeç, ose 14, por kështu nuk mund të luajë për Barçën.

Përgjigjja e mesfushorit brazilian nuk ka vonuar. Në një intervistë për radion “El Larguero” në lidhje me ndeshjen e së shtunës kundër Liverpool ai deklaroi për Xavi-n:

“Çdokush thotë atë që dëshiron, por unë jam këtu prej 4 vitesh (janë 5 por futbollisti ngatërrohet) dhe do të luajë ndeshjen e 4 finale në “Champions League. Nuk mund të firmos për Barçën, gjithashtu nuk mund të luaj siç Xavi do. Unë jam madrilen deri në vdekje.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb