Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se edhe tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, qeveria nuk ka bërë asgjë për korrigjimin e raportit.

Në një konferencë për mediat, Kurti kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, me pretendimin se për këtë çështje nuk ka bërë asgjë.

Lideri i VV-së tha se Kosova ndodhet në një situatë ku nuk mund të ketë demokraci pasi ka qeveri të pakicës. Kurti tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe të lira, pasi nuk mund të funksionojë me një qeveri të pakicës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: