TIRANE- Zbardhen emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionin hetimor për “Tahirin”.

Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se krahas kryetarit, post të cilin e mban Edi Paloka, anëtarët e tjerë të PD-së do të jenë si vijon: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka.

Po ashtu mësohet se nga LSI-ja anëtar do të jetë deputeti Endrit Brahimllari.

Po ashtu, “BalkanWeb” mëson se postin e nëkryetarit të komisionit do ta mbajë socialistja Ermonela Felaj.

Priten të zbardhen edhe emrat e 4 përfaqësuesve të PS.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb