EKUADOR– Policia në Ekuador ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona, mes të cilëve një shqiptare e identifikuar si Alina. A.

Operacioni është zhvilluar në krahinat e Guayas dhe Santa Elena në Ekuador, ndërsa të arrestuarit janë nga Ekuadori, Kolumbia dhe Italia, raporton El Telegrafo.

Gjatë operacionit të zhvilluar janë sekuestruar një sasi lënde narkotike, disa automjete, 173,000 dollarë dhe 22,500 euro. Sipas drejtorit Kombëtar të Narkotikëve, Nelson Villegas operacioni u krye të hënën në Port, ndësa grupi trafikonte drogë në sasi të mëdha në Evropë.

Çdo anëtar kishte funksione të veçanta, duke përfshirë edhe financuesit për blerjen e drogës, një prej të cilave ishte edhe shqiptarja Alina. A. Lënda narkotike, kryesisht kokainë fshihej ne mallra dhe nisej nga porti i Ekuadorit me anije për të mbërritur më pas në Evropë përmes koordinatorëve dhe personave të tjerë të sigurisë në port.
Capture
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb