Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Kush është burri nga Pogradeci që vrau gruan me sqepar në oborrin e shtëpisë (Foto)

shtepia ne pogradec4

POGRADEC- Bashkim Mekolli është 49-vjeçari që vrau dje në mënyrë makabre gruan e tij, Demirkë Mekolli, në shtëpinë ku jetonte bashkë me babain, që i kishte strehuar për shkak të varfërisë.

Ai është arrestuar menjëherë nga policia pas ngjarjes dhe është dërguar në Policinë e Korçës. Ndonëse kishin një djalë 16-vjeçar, Mekolli deklaron para policisë se ka qenë xheloz dhe se bashkëshortja nuk i jepte llogari. Ai thotë se sherri me të shoqen ka nisur që darkën e së shtunës, ndërsa të dielën nuk ka duruar dot duke kryer aktin e rëndë.

“Nuk jam bërë pishman për atë që bëra. Ne grindeshim çdo ditë, dyshoja se ajo me tradhtonte”,- ka thënë ai siç raporton BalkanWeb.

burri qe vrau gruan ne pogradec
Dëshmi shokuese ka dhënë edhe vjehrri i viktimës, i pari që e gjeti të shtrirë e të mbuluar me gjak në mes të shtëpisë.

“Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit. Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë babai i autorit.

Djali i vetëm i Bashkim dhe Demirkë Mekollit ndodhet në Itali te të afërmit e gruas së vrarë. Ata kishin gjetur si mundësi të vetme për ta larguar nga situata e vështirë ekonomike dhe i kishin dhënë edhe mundësinë e vazhdimit të shkollës në shtetin fqinj.

Prej disa muajsh Bashkimi dhe Demirka kishin autorizuar motrën e viktimës përmes një prokure që ta merrte djalin në Itali dhe të vazhdonte jetesën atje.

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Kete filluat me detaje ju…
    Po ate qe plagosi policin ne kamez pse rrate ne heshtje, Djali I Kujt eshte qe ju mbylli gojen gjithe mediave.
    E kuptoni si veproni ju neser pasneser ai person mund tu plagose edhe ju… ishalla mos e paci por ate merritoni

  • Varferia I sjell keto gjera 😯



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.