TIRANE- Autori i dyshuar për vrasjen me tre plumba të 28-vjeçarit Mario Majollari pranë banesës së tij në zonën e Kinostudios në kryeqytet, është Kastriot Gjuzi. 40-vjeçari, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë. “BalkanËeb” ka mësuar precedentin ndaj tij, që mban datën 30 qershor 2015.

“Më datë 30.06.2015, rreth orës 22.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Kastriot Gjuzi, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se sot, në orën 15.00, në rrugën e “Kavajës”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, me targë. Neni 291 i Kodit Penal”.

Por për identifikimin e tij si autor i dyshuar për ngjarjen e një natë me parë në rrugën “Aleksandër Moisu”, është bërë një ngjarje e ndodhur në vitin 2000, kur vëllai i tij, Ilir Gjuzi u vra nga babai i Marios.

Ky i fundit është dënuar me burg përjetë për vrasjes e dy shtetasve, Ilir Gjuzit dhe Amarildo Nelajt.
Nisur nga ky fakt, dyshimet e policisë ishin se vrasja e 28-vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e djeshme kishte ndodhur për hakmarrje.

Policia shoqëroi 15 persona, dëshmitarë dhe të dyshuar, si dhe familjarët e dy personave që vrau në vitin 2000 i ati i Marios.

Por në momentin kur policia shkoi në banesën e Kastriot Gjuzit, ai nuk ndodhej në banesë, ndaj dyshimet më të madha ranë mbi të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb