TIRANË- Pak orë më parë, policia e kryeqytetit iu vu nga pas si nëpër filma një të riu me “Range Rover” që pasi përplasi një kalimtar në Kodër-Kamëz zgjodhi të ikë me shpejtësi, për ta ndaluar në afërsi të Fabrikës së Miellit, teksa ecte si i çmendur në drejtim të Kombinatit.

Por kush është 22-vjeçari që ngriti në këmbë gjithë policinë e Tiranës? Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se ai quhet Endrit Gjoni dhe është me origjinë nga Tropoja. Gjoni lëvizte i dehur dhe me një sasi lënde narkotike në momentin që policia e rrethoi në afërsi të Fabrikës së Miellit në “Range Rover-in” e zi të cilin e kishte në pronësi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se i riu që përdor edhe emrin Aleksandër, në 2016-ën është arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe është dënuar në mars të 2016-ës me 1 vit e 15 dit burg. Po sipas saj i riu tashmë jeton në rrugën “3 dëshmorët” në Yzberisht në kryeqytet.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb