TIRANE- Njëri prej të plagosurve ditën e sotme në zonën e Selitës në kryeqytet, nuk është një emër i panjohur për policinë. Mësohet se ai është përfshirë edhe më herët në konflikte.

Në vitin 2015, ky shtetas ka patur një sherr me Emiljano Shullazin, dhe ka mbetur i plagosur nga Gilmando Dani.

Ngjarja
Më datë 16.02.2018, rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R. H., 31 vjeç dhe Gj.P. 27 vjeç., të dy jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht pë kapjen e tij.

Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb