Sipas Andrea Pirlo, nuk ka asnjë dyshim: Lionel Messi nuk mund të mburret si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, derisa të ketë ngritur një Kupë Bote. Një nga debatet më të mëdha të futbollit ka të bëjë pikërisht me krahasimin e yllit të Barcelonës me Diego Armando Maradona: kush është superior?

Dhe, duke pasur parasysh se ish-legjenda e Napolit e ka fituar pothuajse i vetëm Kupën e Botës së vitit 1986, me një Argjentinën modeste, Pirlo beson se Messi, pavarësisht trofeve dhe pesë “Topave të Artë” me Barcelonën, duhet të bëjë të njëjtën gjë me Argjentinën, për t’u bërë më i miri ndonjëherë.

“Do të jetë e rëndësishme për të dyja palët, Messin dhe Argjentinën, që të fitojnë Kupën e Botës, – tha Pirlo për “Goal Pirlo”, i cili ishte në një ngjarje sponsorizimi. – Leo është gjithmonë në krahasim me Maradonën, por duhet të fitojë Kupën e Botës. Përndryshe, ai nuk mund të hyjë në radhën e më të mëdhenjve”.

Përgatitja e Argjentinës për Botërorin e Rusisë së kësaj vere (starton të enjten) ka vijuar mes disa vështirësive: humbja katastrofale 6-1 kundër Spanjës në një miqësore, anullimi i testit kundër Izraelit, si dhe lëndime të rënda, si ai i Lanzini.

Por, pavarësisht nga pesimizmi mbi Argjentinën dhe Messin, në përpjekjen e katërt dhe ndoshta të fundit për yllin e Barcelonës, që më në fund të fitojë Kupën e Botës, Pirlo pret që amerikano-jugorët të paraqiten ndryshe në Rusi: “Argjentina ka pasur kohë për t’u përmirësuar dhe për të sjellë lojtarët e duhur në Kupën e Botës. Unë mendoj se do të luajë një Kupe Bote të mirë, pavarësisht humbjes shokuese në miqësoren kundër Spanjës. Albiceleste ka shumë lojtarë të mirë dhe, në qoftë se yjet e tyre luajnë siç dinë, kanë shanse të shumta për të bërë mirë”.

Pirlo ka luajtur tri edicione të Kupës së Botës gjatë karrierës së tij legjendare: në vitin 2006, ai ngriti Kupën e Botës në Gjermani, katër vjet më parë mbetet ende e freskët pamja e tij ishte zhgënjyese, duke pasur parasysh faktin se se Italia u eliminua në fazën e grupeve të turneut, pas humbjes 1-0 me Uruguajin.

Kjo ndeshje kujtohet mirë për kafshimin që bëri Luis Suarez ndaj Giorgio Chiellini: një gjest që nuk ishte dënuar gjatë garës, por që më vonë çoi në skualifikimin e sulmuesit për katër muaj nga të gjitha aktivitetet e futbollit.

Megjithatë, Pirlo ka bërë betimin që të mos flasë në lidhje me këtë incident, pavarësisht se ky episod ishte vendimtar në eliminimin e Italisë, pasi deri atëherë rezultati ishte 0-0. “Pas garës, unë dhe shokët e skuadrës ishin të trishtuar për rezultatin, – kujton Pirlo. – Aksidenti i kafshimit të Suarez ishte me ndikim, por ishim poshtë, sepse sapo kishim dalë nga Kupa e Botës para kohe. Gjyqtari nuk e ka parë”.

Pirlo, duke prognozuar Kupën e Botës së Rusisë, sheh si favorit Brazilin. Një lojtar për t’u parë për të, nga ana tjetër, është anglezi Harry Kane: “Lojtari im i preferuar i Anglisë është Harry Kane. Ai është i mirë, i fuqishëm, shënoi shumë gola gjatë sezonit të kaluar. Eshtë një nga lojtarët që do ta ndjek më nga afër në Kupën e Botës”.

Në përfundim, disa fjalë për Italinë, që mungon në Kupën e Botës për herë të parë në 60 vitet e fundit. Pirlo ka zbuluar se nuk do të mbështesë asnjë ekip tjetër kombëtar në Kupën e Botës: “Meqenëse Italia nuk do të jetë atje, nuk do t’i referohem ndonjë ekipi të veçantë. Do t’i shikoj të gjitha ndeshjet, por pa brohoritur për njërin, apo ekipin tjetër kombëtar”./telesport

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: