VLORE- Endrit Sabaudinaj është pronari i mjetit, ku u gjet pakoja që dyshohet se brenda të cilës ka lëndë eksplozivi. Gazetari i ‘News24’ Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se pas kontrolleve të policisë, afër mjetit që ishte parkuar pranë zonës së ‘Ujit të Ftohtë’ u gjet një pako e dyshimtë, brenda të cilët mendohet se ka 300 deri në 500 gram eksploziv.

Ka qenë vet pronari i mjetit ai që sinjalizoi policinë pasi pa një qese të zezë plastike të dyshimtë pranë mjetit. Pas telefonatës, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që të vijnë forcat xheniere nga Tirana. ‘BalkanWeb’ mëson se Sabaudinaj ka marrë me qira një lokal në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, ku ky i fundit është njohur për një ngjarje të ndodhur në fund të marsit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Theksojmë se Sabaudinaj e ka marrë me qira lokalin pak kohë pas masakrës. Ndërkohë, policia po heton për ngjarjen e sotme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb