SHBA – Modelja nga Prishtina, Besiana Dili, është njëra ndër të paktat vajza shqiptare e cila ka depërtuar edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmoj pjesëmarrja e saj në njërin ndër filmat me përmasa botërore, “Fast & Furious 7” shikueshmëria e të cilit, theu çdo rekord.
Besiana-1-615x420
Pjesëmarrja e saj në pista të ndryshme të modës, është argumenti më i mirë i depërtimit prej modeleje. Dëshmi tjetër po aq e rëndësishme është sfilimi në pistat e Dubait, ndër më të famshmet në botë, si vendi me mundësi të jashtëzakonshme depërtimi, por meritë e plotë e tipareve të saja tipike, që i dhanë epitetin modele.
Besiana-4
E ajo që i ngriti në kulminacion paraqitjet e saj, është pikërisht pjesëmarrja në filmin përkrah yjeve të famshëm botëror. Ju sjellim sekuenca nga filmi ku keni rastin të shihni bukuroshen kosovare, madje edhe imazhe sete të ndryshme të Besiana Dilit.

Por, çuditërisht Besianën nuk keni pasur rastin të shihni në faqet e rubrikave rozë, pavarësisht këtij depërtimi në arenën ndërkombëtare. Apo mund të jetë zgjedhje e vetë modeles të mbajë të përvetësuara sukseset e njëpasnjëshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb