Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Kush është simpatizanti i LSI që u dërgua i vdekur në spitalin e Peshkopisë (Foto+Video)

DIBER- Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri pak pas mesnate në Dibër. Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçë, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Peshkopisë, pasi ishte goditur me një plumb në kraharor.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, por mësohet se Alban Kaloshi punonte në Kontrollin Shtetëror të Automjeteve në Peshkopi.

Po kështu, ai ushtronte aktivitet me një kazino lojërash fatim por pa licencë.

Burime për “BalkanWeb” thonë se Kaloshi ishte kthyer nga Londra 10 vite më parë, dhe ishte aktivist i LSI.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.

Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se: Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

(BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • O shoku, ti sje ne dijeni se kush ka qene dhe si ka ndodhur? Lajmet japin shume pak informacion dhe per kete te siguroj une,sepse kete person e kam te aferm. Ne koken e vellait tend ose tenden ishalla, ta kuptosh cdo te thote.

  • Ashtu e pacin fundin te gjithe keta simpatizantet e LSI, qe kane ardh nga Anglia, ose kane dal nga ndonje burg i republikes dhe bejne parade sot me aktivitete te jashteligjshme dhe makina te shtrenjta.

    Kaloni nje here andej nga Myslym Shyri se te SANTA rine mbasditeve, parkojne makinat shtremet perball… i kane dhe me gjyra te vecanta…

  • I qofte dheu i lehte.
    Po kete foton lejla e kishte var ne vend te NIPT?



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.