DIBER- Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri pak pas mesnate në Dibër. Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçë, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Peshkopisë, pasi ishte goditur me një plumb në kraharor.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, por mësohet se Alban Kaloshi punonte në Kontrollin Shtetëror të Automjeteve në Peshkopi.

Po kështu, ai ushtronte aktivitet me një kazino lojërash fatim por pa licencë.

Burime për “BalkanWeb” thonë se Kaloshi ishte kthyer nga Londra 10 vite më parë, dhe ishte aktivist i LSI.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.

Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se: Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: