TIRANE – Linda Rama, Monika Kryemadhi, Liri Berisha, Argita Malltezi si dhe Ajola Xoxa janë disa nga emrat e njohur për publikun që kanë zgjedhur të vishen tek stilistja Enada At’Nikolla.

E ftuar në Wake Up, stilistja e njohur pranoi se shumë prej veshjeve që ato zgjedhin të mbajnë janë prej duarve të saj. “ Me Monikën kam punuar shumë gjatë, me Argitën gjithashtu edhe me Lindën kohën e fundit por megjithatë jo të gjitha veshjet që ato dalin janë të bëra nga unë, por janë kliente të rregullta. Pyetjes së gazetarit nëse a janë ato zonja me huqe, stilistja u përgjigj se janë zonja shumë të mira dhe pa huqe.

“Po që nuk janë zonja me huqe. Janë zonja shumë të mira, pa huqe dhe pa teka. Kjo varet prej intelektit të personit”, u shpreh stilistja e njohur. Stilistja Enada At’Nikolla tha se artistët shqiptarë janë shumë të vështirë për t’u veshur.

“Shumicës nuk i pëlqen të ndryshojë stil, kanë mbetur po tek e njëjta pamje pavarësisht se nuk u shkon dhe kanë probleme me imazhin. Më pëlqen shumë Venera Lumani, dhe mënyra se si vishet ajo”, u shpreh stilistja e njohur.

At’Nikolla ndau me publikun edhe momente nga jeta e saj private. Ajo foli për marrëdhënien e saj me dy fëmijët dhe bashkëshortin, të cilët  sipas saj janë suporti më i madh në rrugën që ka zgjedhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: