Terroristi Mohamed Lahouaiej Bouhlel ishte një “gjoja xhihadist” që shkelte mbi çdo parim të Islamit. Kështu deklaroi kushëriri i gruas së tij për Daily Mail.

31-vjeçari që kreu masakrën në bregdetin e Nicës, që ktheu ditën e festës së “Bastijes” në një natë terrori, para se të vriste të paktën 84-persona të pafajshëm, piu alkool, hëngri mish derri dhe u drogua.

“Ai nuk është lutur kurrë dhe nuk ka shkuar në xhami. Ka keqtrajtuar gruan e tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, 5, 3 dhe 18 muaj, ndërsa ishte në një proces divorci.

Bouhlel, ishte i njohur për policinë franceze që nga janari, ka qenë në radar për gjashtë muaj.Ai humbi punën e tij si një furnitor, kur e zuri gjumi në timon dhe u përplas me katër makina.

Walid Hamou, një kushëri i gruas së terroristit theksoi për Daily Mail se: ‘Bouhlel nuk ishte fetar. Ai nuk ka shkuar në xhami, ai nuk është lutur kurë dhe nuk ka mbajtur Ramazan. Pinte alkool, hante mish derri dhe merrte drogë, të gjitha të ndaluara në Islam. Ai nuk ishte mysliman, ai ishte një s ***”.

Dje para sulmit, atë e ndaloi policia me kamion, por ju tha se e kishin prenotuar të sillte akullore në festë. E pak orë pasi u lejua të hyjë në lungomaren e Nicës, ai shkaktoi masakrën e paimagjinueshme, pasi fuste nën rrotat e kamionit të tij kë të mundte.

Gruaja e Bouhlel u shoqërua në paraburgim nga policia që në mëngjes, sakaq detektivët i bastisën banesën ku jetonin me qira.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb