TIRANË- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur sonte edhe për Presidentin e ardhshëm të Republikës. Në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24, Meta deklaroi se e rëndësishme është që vendi të ketë një President me integritet, në mënyrë që të jetë një përfaqësues i respektuar dhe i gjithëpranuar.

Në lidhje me një kandidaturë të mundshme nga LSI-ja për postin e Presidentit, kreu i Kuvendit tha se Presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë kukull e askujt.

A mos vallë pjesë e negocimit për koalicionin e ardhshëm zgjedhor, që janë edhe negociata normale midis palëve politike, do të jetë zgjedhja e Presidentit? Është emri i Presidentit pjesë e negocimit nëse do të jeni ose jo me PS-në në zgjedhjet e ardhshme në koalicion?
Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është që vendi të ketë një President me integritet, në mënyrë që të jetë një përfaqësues i respektuar dhe i gjithëpranuar. Për ne çështja e emrit nuk është çështje negocimi. Ne një emër që na bind, e votojmë. Një emër që nuk na bind, nuk e votojmë.

Ju do të kërkoni që ky emër të jetë i propozuar nga LSI-ja, pra që Presidenti i ardhshëm të jetë i LSI-së?
Kjo nuk është gjë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është që Presidenti i ardhshëm të mos jetë kukull i askujt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: