TIRANE- E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi aktualitetin politik, dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish zyrtarëve të policisë si të implikuar në trafikun e drogës si dhe marrëdhëniet me PD.

Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se LSI është e gatshme të bashkëpunojë edhe me kryeministrin Edi Rama nëse sillet në Kuvend projektligji i propozuar nga LSI për statusin e minatorit.

“Të sjellë propozimin e LSI për statusin e minatorit në Kuvend dhe 19 vota të LSI i ka. Unë bashkëpunoj me të nëse ai sjell në Kuvend këtë projektligj”- tha Monika Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: