TIRANE- Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi në nisje të sesionit të fundit të Kuvendit, iu përgjigj krytarit të grupit të PD-së, Edi Paloka, duke i thënë se opozita nuk do realisht ndryshimet në kodin zgjedhor, por kërkon thjesht një alibi për të prishur zgjedhjet.

“Mirë bëri që more fjalën, qoftë ai qoftë kryetarë të tjerë të grupeve, do ishte mirë të bënim një bilanc të sesionit që lamë pas. Kjo nuk u bë dhe nuk është bërë, por meqë u trajtua problemi i një kushti të opozitës nuk mund ta lë pa përgjigje. Ju u kujtuat pas 4 vitesh për një problem që duhet të ishit kujtuar më parë. S’ka problem më të madh se përgatitja për zgjedhjet, me këtë bie dakord dhe unë. Kushdo mund të shtronte pyetjen ku keni qënë këto 3 vjet e gjysmë për këtë çështje kaq madhore dhe të ligjshme? U kujtuat vetëm tashmë. Ndryshimet në kod bëhen 6 muaj para, me pak fjalë skeni pas vullnet për këto ndryshime, këtë e kërkoni sot si alibi”,- tha Ruçi.

Duke u treguar i hapur për bashkëpunim, Ruçi nënvizoi ndër të tjera se opozita duhet të marrë “ok” nga OSBE/ODIH për ndryshimet që kërkon.

“Zgjedhjet kanë disa elemente, kodin e keni bërë ju, ky kod është verifikuar në zgjedhje, ata që i kanë monitoruar nuk e kanë hedhur poshtë kodin dhe sistemin, kanë thënë të bëjmë disa përmirësime, siç është depolitizimi i komisioneve. Listat e zgjedhësve janë bërë sipas programit që vendosët ju, kartën e identitetit ju e prodhuat, kompaninë ju e zgjidhët. 3 muaj para zgjedhejve u kujtuat për votim elektronik e ka pasur Holanda dhe e ka hequr, e ka pasur Franca dhe e ka hequr. E ka Amerika në disa shtete dhe aty ku e ka, ka probleme. Neve çdo bëjmë me dy muaj kohë? Megjithatë jemi të hapur, ja ku jemi, kryetarin e parlamentit e kemi këtu, le të japë “ok” OSBE/ODIHR”,- shtoi Ruçi.

BLUSHI: NUK E MERITON OPOZITA POR E MERITOJNË SHQIPTARËT VOTIMIN DHE NUMËRIMIN ELEKTRONIK
Nga ana tjetër deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi duke iu përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi tha se votimin dhe numërimin elektronik nuk e meriton opozita por qytetarët. Ai tha se roboti, ose numëruesi optik kushton 3 mijë dollarë ndërsa komisionerët 3-fish më shumë.

“Besoj u bindët që reformë zgjedhore s’do ketë. Janë 2 parti që nuk duan të ketë reforma zgjedhore. Gramoz iu the këtyre dhe ke të drejtë. Ju the që këta se meritojnë të kenë votim elektronik dhe numërim elektronik. Çështja nuk është se a e meritojnë këta Gramoz, po a meritojnë shqiptarët? Çfarë kusuri kanë ata? E dini çfarë është në pajisje që numëron votat, një numërues optik, bën 3 mijë dollarë. Ndërsa numëruesit kanë kosto 3-fish më shumë. E pse nuk paska kohë për këtë? Se meritojnë këta, por e meritojnë shqiptarët. Pse duhet të jenë zgjedhjet kaq të shtrenjta. Pse të paguaj aq shumë kur unë paguaj një robot t’i numërojë”, tha Blushi.

Sipas tij, Shqipëria ka zgjedhjet më të shtrenjta proporcionalisht se gjithë Europa.
“Kush e ha më që kundërshtari numëron votat e kundërshtarit? A ka arsye meqë Juventusi ka fituar kampionatit e shkuar të caktojë arbritrat e gjithë ndeshjeve. Për 3 muaj të ketë vëzhgues optik për zgjedhjet.
Të dy palët i tradhtuan 1 milion emigrantë. Kanë 25 vjet që mbajnë ekonominë, ju i tradhtoni. Gjeni kohën e mundshme dhe të duhur t’i numërojmë votat në mënyrë elektronike”, deklaroi Blushi.

(ma.ar/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb