TIRANE-Pas një takimi me banorët e lagjes ‘Kushtrimi’, deputeti i Partisë Socialiste Koco Kokdhima është shprehur se problemi i banorëve të lagjes ‘Kushtrimi’ duhet të shikohet me prioritet nga të gjitha institucionet dhe duhet të trajtohet njësoj me të gjithë “Banorët e kësaj zone duhet të trajtohen ashtu si të të gjithë ata që janë në proces legalizimi ” tha Kokëdhima.
Sipas Kokëdhimës shumë banorë kanë që prej disa brezash dhe meritojnë që të marrin një zgjidhje te situates. I pyetur nga gazetari Enrik Mehmeti mbi vendimin e INUK për të prishur këto ndërtime, Kokëdhima është shprehur se “INUK është një institucion i varur nga qeveria dhe nuk vepron dot i vetëm”.

Ju keni pasur pasur një takim të shtunën me banorët e lagjes “Kushtrimi” të cilët kanë kontestuar fuqishëm cështjen e banesave në proces legalizimi. Cili ka qenë konkluzioni dhe cila mund të jetë zgjidhja?
Erdha në Vlorë në këtë fundjavë posacërisht pas kërkesës së banorëve të lagjes “Kushtrimi” dhe i kam dëgjuar këta banorë një për një dhe jam informuar për situatën ku janë. Ajo rruga që bëhet atje është një lajm i mirë për Shqipërinë, por sigurisht do të jetë një lajm i mirë dhe për vetë banorët. Ajo rrugë nuk është fatkeqësi për askënd. Padyshim që situatat e njerëzve janë të ndryshme dhe po të shohim me kujdes, situatat e atyre banorëve dhe atyre ndërtimeve atje do të ketë disa reflektime dhe disa qëndrime me qëllim që të konsiderohen dhe disa raste që duhet patjetër të konsiderohen. Shumë banorë atje kanë të njëjtat të drejta për legalizim sic kanë dhe banorë të tjerë në mbarë Shqipërinë që përfitojnë nga ligji dhe programet tona për legalizim. Dhe padyshim që këta banorë nuk mund të diskriminohen dhe nuk do të diskriminohen. Unë kam besim të plotë që edhe ALUIZNI dhe ministria e Territorit që ndjekin nga afër problematikën e kësaj lagjeje dhe këtyre banorëve do të reflektojnë në shumë raste konkrete që kërkojnë një shqyrtim shumë të kujdesshëm dhe një trajtim me drejtësi. Ka shumë raste atje që janë raste banorësh prej disa dekadash, si rasti i nënë Ruhijes, që është 96 vjec dhe jeton atje prej 60 vjet aty dhe ti themi tani je në një ndërtim të paligjshëm që në kohën e komunizmit.

Ju keni marrë shumë informacion dhe jeni shumë në brendësi të kësaj situate, por kjo do të përkthehet në nisjen apo jo të aksionit ditën e nesërme nga INUK?
Po të vazhdonim të përmendnim raste të tjera apo jo do të ishte tabloja më e qartë. Kemi dhe rastin e Nure Omerit. Ajo ka bërë të gjitha procesin e plotë, të treja zarfet që në vitin 2009 dhe nuk ka marrë certifikatën e pronësisë dhe nuk e ka marrë dot se në shumë raste banorët kanë qenë të detyruar të vihen përballë kostove të pamundura dhe të papërballueshme për ta, jo kosto që kanë të bëjnë me ligjin, por nga korrupsioni. Ashtu sic ka dhe raste të tjera, papërgjegjshmëri nga zyrtarë të shtetit që në vitet 2008, 2009, 2010 kanë përfunduar mjaft nga ajo procedura e legalizimit dhe nuk e kanë finalizuar dokumentin e pronësisë. Ne u njohëm banorëve të Shqipërisë që të bëjnë proces legalizimi deri më 31 Janar, 2015 dhe nga kjo e drejtë nuk mund të përjashtohet asnjë person specifikisht sepse këtu qëndron një projekt.
Sigurisht që nëse ky projekt është miratuar dhe njoftuar nëse bëhen ndërtime të reja më pas ato nuk mund të konsiderohen.
Kam besim të plotë se si ALUIZNI dhe ministria e Territorit do të konsiderojnë të drejtat e këtyre banorëve sic i kanë të gjithë shqiptarët e tjerë.

Pra bashkë me banesën?
Si për të gjitha rastet e tjera të shqiptarëve. Besoj se arsyeja dhe vëmendja do të gjejnë vëmendje në kërkesat e shumicës të atyre qytetarëve që unë i dëgjova dje një për një.

Si do procedohet?
Unë mendoj që dhe në takimin e djeshëm kishte dhe përfaqësues të ministrisë Territorit, dhe besoj se do i shqyrtojë me shumë kujdes por si deputet kamm për detyrë që do i shqyrtojnë me kujdes dhe do i përcjellin në qeveri. Kështu dhe nëkëtë rast, nga kqyrja e gjithë dokumentevetë banorëve dhe nga komentet e specialistëve, këto do ia bëj me dije dhe ministrisë së territorit dhe ALUIZNI-t. Ministria duhet ti bëjë gjerat me maturi dhe do i ndihmojmë banorët e lagjes “Kushtrimi’ që mos diskriminohet.

Po në rast se INUK nuk e merr parasysh këtë deklaratë tuajën dhe aksioni do të nisë?
INUK nuk është qeveri më vete. Ne kemi një qeveri të dalë nga populli më 23 qershor, që punon për popullin, që dëgjon popullin, dhe që reflekton mbi informacionin që vjen në gjithë fidbekun nga publiku dhe merr qëndrimin e duhur. Kështu që nuk kemi arsye të dyshojmë se cdo rast do të shqyrtohet me kujdes dhe drejtësi”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: