Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kuvend, Ahmetaj: Në Kavajë fitoi Isa Sakja, por humbi Lulzim Basha!

Arben-Ahmetaj-Kuvend-640x336

TIRANE- Duke replikuar në Kuvend me opozitën, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e ktheu sërish vëmendjen tek zgjedhjet e 25 qershorit në Kavajë. Ai tha se aty me të vërtetë fitoi Isa Sakja, por humbi Lulzim Basha.

“Do i referohem Kavajës se ma keni zënë në gojë edhe shpresoj që të vazhdoni te ma permendni Kavajën. Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Nuk na i vodhi votat, nuk ja vodhëm votat. Përkundrazi, bëmë një fushatë qytetare. Ishin 2 emra në fletën e votimit. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli i Kavajës i dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës perballe emrit te Lulzim Bashës. Kurse emrit te Dorianit me emrin e Isa Sakes, i dha 23 vota plus ketij te dytit. Nuk kishte hapësirë për të debatuar. Është një shembull se si një parti e përgjegjshme, se si një mazhorancë e përgjegjshme ndryshon rezultatin me 23 vota, me logjikën e administrator mavrisë. Isa Sakja duhet të ishte kryetar I Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më I mirë se sa ky që do t’ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t’ia përmënd Kavajën por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha”,- tha ai.

(BalkanWeb)


Komente ( 9 )

  • A e lidhe macen kur hengre buke o gjirokastriti Ahmetaj…😅😣😅☹🚫

  • Isa Sakja mund te kete fituar ligjerisht por fituesi moral jeni ju. E dim te gjithe qe kavaja eshte historikisht bastion i pd por ju ja dolet qe ta ngushtonit shume kete “fitore” te atyre. jam i sigurt qe zgjedhjet e ardhshme keni per ti fituar dhe do e fitoni thelle besoj se te gjithe e dine se kush punoi per kavajsit e kush i la ne harrese ato. suksese te meteshjme

  • e kishit menduar ndonjeher qe nje jurist nga amesterdami, te dallohej nga spiunlliqet ndaj kosovarve per hater te serbve te vehej ne krye te partise demokratike? kete vetem hajduti nr.1 Sali Berisha mundi ta bej.

  • Po tani ca do thone keta. Kapen pas kesaj fitoreje te vogel gjasme justifikojne te madhen. Po ja se seshpejti jane dhe zgjedhjet locale dhe ne kete fare feje qe jane zgjedhjet e 2019 do jene nje goditje fatale per PD.

  • Kjo tregon se ato zgjedhje ne Kavaje ishin te ndershme. Se qytetaret votuan ate qe deshen. Dhe me kete kryetar partie qe ka PD sdo jene per shume gjate ne pushtet.

  • .Qarku I Kavajes qe per shuuuume vite mbahej si bastion I djathe ka ca kohe qe po tregon te kunderten. Edhe ata zgjodhen Edi Ramen. Luli le te perpiqet te ngushellohet se ska cben tjeter gje..

  • t

    A kishit menduar ndonjehere qe nje mesues anglishte te behej min. i ekonomise, keto mrekulli i ben vetem nje i shpartalluar nga trute si rama , prandaj dhe kemi rritje ekonomike baraz me vendet e afrikes

  • dea

    ju keni bere nje pune te shkelqyer per rrethin qe keni perfaqsuar z.Ahmetaj. keni fituar simpatine e njerzve keshtu qe mos e vrisni mendjen se cfare ju thone te tjeret

  • ana

    Ju jeni fituesi moral I gares per kavajen. Keni bere aq shume investime per ate zone sa Pd nuk I ka bere ne te gjitha vitet e marra bashk.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .